Uzuni shpallet lojtari më i miri i vitit me Ferencvaroshin

Myrto Uzuni është padyshim një nga lojtarët më produktivë shqiptarë në Europë. Sulmuesi kuqezi shkëlqeu sezonin e kaluar në radhët e Ferencvaros ku fitoi titullin, ndihmoi ekipin me një mori golash dhe tani sërish po e udhëheq në Europë.

Në ndeshjen e parë të sezonit në Hungari, përpara sfidës ndaj Kisvardas, bomberi kuqezi mori çmimin si lojtari më i mirë i vitit te Ferencvaros, të cilin e ndau me tifozët në stadium.

Sot në profilin e tij në instagram, Uzuni nuk harroi të ndante cmimin edhe me tifozët shqiptarë që e mbështesin gjithmonë e jo vetëm.

“Ndihem shumë i lumtur që mora çmimin si lojtari i vitit 2020/2021. Falënderoj familjen time, shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve, bordin drejtues për mbështetjen dhe për sezonin e kaluar që lamë pas. Luani është i uritur, më e mira po vjen… ‘’, ishte statusi i Uzunit që tregon edhe njëherë se lojtari është i karikuar për sezonin e ri dhe se është gati të udhëheqë ekipin edhe në raundin e tretë eliminator të Championsit, ndaj Slavia Pragës.


Shtuar 4.08.2021 14:34