Uzuni magjik, sulmuesi kuqezi shënon tre gola dhe përmbys i vetëm rivalët

Myrto Uzuni është shndërruar një ikonë në klubin e Granadës, sepse tanimë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me këtë skuadër, pasi ka realizuar 49 të tillë deri tani.

Por sot ai ka realizuar një tjetër magji në Ligën e dytë, sepse ka shënuar 3 gola në ndeshjen kundër Kartagjenës, duke përmbysur i vetëm kundërshtarët që kishin shënuar gol të parët që në minutën e 12-të. Uzuni shënoi në minutat 14, 27 dhe 73.

Golin tjetër për Granadën në ndeshjen që përfundoi 4-1 e shënoi Rodelas në minutën e 35-të.

Pas tre golave Uzuni e ka marrë topin në shtëpi, ndërsa e kanë firmosur edhe të gjithë shokët e skuadrës së tij si kujtim.


Shtuar 17.12.2024 21:38

Tags: ,