Bayern Mynih luan tenis në transfertën e Bochum ku gjen plot 7 herë portën e skuadrës debutuese ndërsa Sadio Mane shënon dy gola në një ndeshje pa histori.
Nuk ka rivalë në Gjermani skuadra e Julian Nagelsmann që regjistron suksesin e tretë në po kaq javë dhe këtë fundjavë e bën me goleadë.
7-0 fituan kampionët në fuqi që nisin shkëputjen edhe në renditjen e përgjithshme duke paralajmëruar një tjetër sezon të vështiurë për të gjithë rivalët ndjekës, përfshirë edhe Borussia Dortmund që humbi 3-2 në sfidën e zhvilluar të shtunën në “Signal Iduna Park” ndaj Werder Bremen.
Rrugën e rRjetës në Bochum e gjetën edhe Sane, Coman, De Ligt dhe Gnabry.