United eliminon Liverpoolin në vazhdime në përballjen e shtatë golave

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit me rezultat 4-3 pas vazhdimeve në çerekfinale të FA Cup.

Të dy skuadrat kishin raste të mira që në start, ku vendasit rrezikuan me Marcus Rashord, ndërsa mysafirët u përgjigjën me Mo Salah.

Në minutën e 10-të erdhi goli i parë në ndeshje, ku Scott McTominay shënoi për 1-0.

Rastet nuk u ndalën dhe Liverpoolin shënoi në minutën e 37-të me Wataru Endon në minutën e 38-të, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Por në minutën e 44-të, Liverpooli arriti të barazojë shifrat, me Alexis Mac Allister që shënoi nga afër për 1-1.

Reds arritën të shënonin edhe në kohën shtesë, kur Mohamed Salah gjeti rrjetën për 2-1.

Pjesa e parë ishte e zjarrtë, ku të dy skuadrat kishin raste dhe luajtën hapur.

Me të filluar pjesa e dytë, Man Utd ishte afër të barazonte, por pasimi i Bruno Fernandes te Rasmus Hojlund ishte i shpejtë.

Liverpooli u kthye në lojë me disa raste, duke nisur me Darwin Nunez që rrezikoi dy herë dhe Mac Allister, por nuk arriti të shënonte.

Atë që nuk e bëri Liverpoli, arriti ta bënte Man Utd, kur në minutën e 87-të barazoi në 2-2 me golin e Antony.

Në vazhdime, Liverpooli kaloi i pari në epërsi me Harvey Eliott që shënoi gol të bukur për 3-2.

Por Djajtë e Kuq nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Rashford në 3-3 në minutën e 112.

Liverpooli ishte në sulm në minutën e 120-të, por Man Utd rrëmbeu topin dhe u nis në kundërsulm, me Amad Diallon që shënoi për 4-3.

Ai mori karton të kuq pas festës, por në dy minutat e tjerë shtesë nuk kishte më gola dhe Manchester United kaloi në gjysmëfinale. /Telegrafi/


Shtuar 17.03.2024 19:15