Union Berlin ndal Bayernin, mbyllet në barazim ndeshja në “Allianz Arena” (VIDEO)

Bayern Munchen nuk ka arritur të marrë tre pikë kundër skuadrës në formë Union Berlin.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola dhe skuadrat u ndanë baras.

Bayerni në këtë ndeshje ishte pa lojtarët kryesorë, si duket Flick po i ruan ata për ndeshjen kthyese kundër PSG-së.

Jamal Musiala shënoi gol në min (68’) për ti dhënë avantazhin Bayernit.

Kur gjithçka u duk se po përfundon, në skenë doli Marcus Ingvartsen i cili barazoi rezultatin dhe shpëtoi një pikë për Union Berlinin.

Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 1-1 Union Berlin.


Shtuar 10.04.2021 17:27