Ndeshja me Genoan, Pirlo: Morata dhe Dybala mund të luajnë bashkë në sulm

Juventusi do të përballet me Genoan në kuadër të javes së 30-të të Serie A.

Para këtij dueli, i cili do të mbahet nesër në “Allianz Stadium”, Pirlo është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me sulmuesit Ronaldo, Morata dhe Dybala të cilët këtë sezon nuk janë paraqitur të tre bashkë.

“Cuadrado është një opsion për nesër, ai mund tu luajë edhe përpara edhe mbrapa”, tha ai.

“Por, nesër ndoshta ka hapësirë për të parë Ronaldon, Moratan dhe Dubalan të gjithë bashkë në fazën e sulmit”, përfundoi Andrea Pirlo.


Shtuar 10.04.2021 16:42