UEFA konfirmon vendet që do të jenë me tifozë në EURO 2020

UEFA ka njoftuar se cilat vende do mirëpresin spektatorët në stadiume për Evropianin 2020.

Euro 2020 do zhvillohet në stadiumet e qyteteve si Londra, Glasgou, Dublin, Amsterdam, Kopenhagë, Petersburg, Bilbao, Munih, Budapest, Baku, Roma dhe Bukureshti.

UEFA ka konfirmuar se në këto vende do lejohet që 25 për qind i stadiumit të jetë i mbushur me tifozë dhe pritet që të jenë edhe me shumë tifozë në gjysmëfinale dhe finale.

Të gjitha vendet ku do jenë të pranishëm spektatorët në Euro 2020:

1.Londër – Angli

2.Amsterdam – Holandë

3.Kopenhag – Danimarkë

4.Petersburg – Rusi

5.Bilbao – Spanjë

6.Budapest – Hungari

7.Baku – Azerbajxhan

8.Romë – Itali

9.Bukuresht – Rumani

10.Glasgou – Skoci

Ndërsa, në Gjermani, ende nuk dihet nëse tifozët do lejohen në stadiume, kurse qyteti i Dublinit në Republikën e Irlandës ka konfirmuar se nuk do lejohen.

 

Shtuar 14.04.2021 13:48