Amsterdami ndez dritën jeshile për tifozët në Euro 2020. “Johann Cruijff ArenA” do të jetë në gjendje të presë të paktën 12 mijë spektatorë për Kampionatin Evropian, një numër që mund të rritet ose zvogëlohet në varësi të zhvillimeve të koronavirus në qershor.
Kjo është marrëveshja e lidhur nga Federata e Futbollit (KNVB), Ministria e Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sporteve dhe Qyteti i Amsterdamit. Kryeqyteti Hollandez do të presë 4 ndeshje, 3 të fazës së grupeve, përkatësisht ndeshjet e Hollandës kundër Ukrainës (13 qershor), Austrisë (17 qershor) dhe Maqedonisë së Veriut (21 qershor). Plus një çerekfinale, e planifikuar për në 26 qershor.