UEFA i ka besuar arbitrit nga Zvicra, Zandro Sherer takimin e parë mes Bajernit të Mynihut dhe Interit të Milanos. Kryesori nga kantoni gjerman i Schwyz është 36 vjeç dhe ka marrë “bekimin” e FIFA-s në 2015-ën.
Përpara se të niste karrierën si trajner ai ka qenë mësues në dispozicion dhe instruktor skish. Vite më parë Sherer ka qenë edhe futbollist dhe njihej si “rebel” për mënyrën se si sillej në fushë. “Kam qenë një lojtar i vështirë, por gjithmonë kam menduar se arbitrat duhen ndihmuar”, rrëfen kryesori, i cili zbulon se ka qenë shtysa e babait që e bëri të niste karrierën e re.
Sherer ka arbitruar katër takime në Champions League dhe të karta duelet janë të këtij sezoni. Në tre duele protagoniste kanë qenë ekipe gjermane: Bajer Leverkusen – Milan (1-0), RB Lajpcig – Liverpul (0-1) dhe Borusia Dortmund – Lilë (2-1).
Gjithashtu ai ka qenë kryesori i Superkuës së Europës mes Real Madrid dhe Atalantës si dhe ka gjykuar në dy takime të Gjermani 2024.