Dinamo do të luajë këtë të enjte ndeshjen e kthimit të play-off-it të Conference League kundër Pafos, pas barazimit 1-1 të regjistruar në “Elbasan Arena”. Takimi do të nisë në orën 19:00.
Të lidhura
None found
Për këtë përballje, UEFA ka përcaktuar një skuadër arbitrimi tërësisht nga Sllovenia.
Martin Matosa do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës. Ai do të ndihmohet nga Aleksandar Kasapovic dhe Matic Meznar, ndërsa Mateo Tozan është caktuar si arbitri i katërt.
Detyrën në dhomat e VAR-it do ta kryejnë Asmir Sagrkovic dhe asistenti i tij, Mihael Antic.
