U tha se Vinicius do të largohet nga Real Madridi – braziliani i dërgon një mesazh të qartë Perezit

Vinicius Junior ishte ylli kryesor për Real Madridin në fitoren e thellë 4-0 ndaj Gironës mbrëmjen e së shtunës. 23-vjeçari shënoi një gol, asistoi në dy të tjerë, duke ndihmuar madrilenët që të shkëputen në pesë pikë si lider të La Ligas.

Ka qenë një sezon me ulje dhe ngritje për Vinicius, i cili është ballafaquar me disa probleme të ndryshme shkaku i lëndimit. Kjo do të thotë se ai nuk ka qenë në formën optimale, ani pse kjo tashmë ka ndryshuar gjatë javëve të fundit dhe performancat e tij po e shfaqin versionin më të mirë të brazilianit.

E ardhmja e Vinicius tek Real Madridi ka qenë subjekt i disa thashethemeve gjatë javëve të fundit, kryesisht për shkak të mundësisë së transferimit të Kylian Mbappe gjatë verës.

Vinicius e ka bërë të qartë mendimin e tij për qëndrim tek “Los Blancos”, kur ai u paraqit në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Gironën.

“Unë jam i lumtur që jam lojtar i Real Madridit, shumë i lumtur. Shpresoj që presidenti do të më lejojë të luaj këtu për një kohë të gjatë, sepse e dua këtë klub”, ka thënë Vinicius.

Në rast se 23-vjeçari vazhdon me performanca të njëjta si ajo ndaj Gironës, Real Madridi absolutisht nuk do të kishte një arsye të veçantë për ta shitur atë, edhe në rast se bëhet realitet transferimi i Mbappes.

Kjo nuk do të thotë se zyrtarët e klubit realisht e kanë konsideruar këtë mundësi, por raportimet e tilla tashmë ishin shtuar mjaft shumë së fundmi./Telegrafi/