U shpallën kampionë pas 38 vitesh, ish-kapiteni i Napolit “djeg” fushën (VIDEO)

Ish-kapiteni i Napolit, Marek Hamshik, ka festuar në mënyrë të çuditshme pasi Trabzonspor u shpall kampion i Turqisë pas 38 vitesh pritje.

Pas barazimit në shtëpi me rezultatin 2-2, stadiumi u përfshi nga festime masive.

Hamshik festoi në versionin ultras duke marrë dy fishekzjarrë dhe duke festuar me tifozët e klubit të njohur turk.

Hera e fundit ku skuadra nga Trabzoni shpallej kampion, ishte sezoni i largët 1983/1984 dhe shpallja kampin e kësaj radhe, është e shtata në historinë e këtij klubi./albeu.com/