Interes i jashtëzakonshëm në kampionatin elitar në Islandë, teksa u luajt ndeshja e fundit e sezonit, mes Vikungurit dhe Leiknir, e cila përfundoi me rezultatin 2-0. Ky triumf i siguroi vendasve titullin kampion.
Një moment historik për klubin e Vikungur Rejkjavik, që u shpall kampion i ligës së futbollit në Islandë pas 30 vitesh. Për ndeshjen e fundit të kampionatit, klubi shiti më shumë bileta sesa ishin në dispozicion dhe duhej të improvizonte, duke shtuar stola druri, të cilat u improvizuan me paleta, të vendosura njëra mbi tjetrën.
Sipas raportimeve të mediave europiane, në ndeshjen e Vikingur kundër Leiknir, të pranishëm në stadium ishin vetëm 2023 tifozë, që festuan fitoren e skuadrës së tyre.