U shpall kampion Bote me Argjentinën, Lionel Skaloni merr çmimin “Trajneri The best”

FIFA zhvillon sot në Paris edicionin e saj të 7 të çmimeve “The Best”, për të nderuar më të mirët e vitit që lamë pas, 2022.

FIFA ka vendosur të zhvillojë këtë ceremoni në shkurt, si pasojë e përfundimit të Botërorit 2022 në dhjetor.

Në këtë ceremoni do të jepen çmime të rëndësishme për lojtarë e trajnerë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, teksa do të publikohet edhe 11-shja më e mirë e vitit e përzgjedhur nga.

Lionel Skaloni fiton “Trajneri The Best”, pasi arriti triumfin me Argjentinën në Botërorin e Katarit.


Shtuar 27.02.2023 22:40