U rrëzua në fushë, mbrojtësi i Romës publikon foto nga spitali: “Jam mirë”

Ndeshja mes Udineses dhe Romës u ndërpre nga gjyqtari kryesor, pasi mbrojtësi i Romës Evan Ndicka, ra pa ndjenja në fushë.

Futbollisti ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ra pa ndjenja në fushë rreth minutës së 72-të.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt dhe tashmë gjendja e tij është stabile.

Roma e ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke treguar gjendjen shëndetësore të lojtarit.

“E gjithë skuadra e vizitoi Ndickan. Evan po ndihet më mirë dhe është në gjendje të mirë shpirtërore. Ai do të qëndrojë në spital për vëzhgime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ndeshja u ndërpre nga gjyqtari dhe nuk dihet se kur do të vazhdojë.

Rezultati i takimit ishte 1:1.


Shtuar 15.04.2024 16:46