Xhuliano Skuka është futbollisti më i ri i Partizanit. Sulmuesi është ritkhyer në kryeqytet pas disa sezonesh, teksa palët mes tyre kanë firmosur kontratë 3-vjeçare.
Dibrani rivesh kështu sërish fanellën e kuqe, ku shpreson të rifitojë formën e dikurshme. Lojtari te “Demat” tashmë do të mbajë veshur fanellën me numrin 10-të, me klubin që i ka besuar kështu një numër me “peshe”.
Pas rikthimit në kryeqytet ka ardhur edhe reagimi nga Skuka. Ky i fundit ka postuar një foto në “Insta – Story”, ku duket fanella me numrin 10-të dhe emri i tij. Ndërkohë këtë foto e ka shoqëruar me 2 emoi në formë zemre, si për të treguar kështu dashurinë për këtë klub, ku mban edhe kujtimet më të mira në karrierë.