U pyet për transferimin e Mbappes, Rodrygo jep një përgjigje që lë të hapur gjithçka

Real Madridi mori një fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Gironës, duke vazhduar me hapa të sigurt drejt titullit kampion në La Liga.

Në një ndeshje ku shkëlqyen Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo, Real Madridi dhuroi spektakël për shikuesit e pranishëm në stadium.

Pas ndeshjes në konferencë për shtyp u paraqit ylli brazilian Rodrygo, i cili nuk mundi t’i shpëtojë edhe pyetjes për kalimin e mundshëm të Kylian Mbappes tek Real Madridi.

“Nëse Kylian Mbappe vjen, ai do të na ndihmojë neve. Ai është një nga më të mirët në botë dhe unë dua që të luaj me lojtarët më të mirë në botë natyrisht, por nuk mund të them diçka më shumë për këtë çështje”, ka thënë Rodrygo.

Rodrygo mund të thuhet se është lojtari më i afërt me Mbappen, teksa kujtojmë kur në muajin gusht të vitit të kaluar ai postoi një fotografi me yllin francez në një festë.

Real Madridi siç edhe është raportuar së fundmi, po punon për të realizuar transferimin e Mbappes, ndërsa sa i përket rezultateve ata po bëjnë shumë mirë, duke kryesuar tabelën në La Liga dhe tashmë me trofeun e fituar të Superkupës së Spanjës./Telegrafi/


Shtuar 10.02.2024 23:33