U përfol për rikthimin e tij te Real Madridi, Ancelotti tregon të vërtetën për Benzeman

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mohuar edhe zyrtarisht zërat për rikthimin e Karim Benzema në Santiago Bernabeu.

Benzema po kalon kohë të vështirë te klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Ittihad dhe është përfolur shumë një largim i tij në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi francez është lidhur me një transferim në Ligën Premier, te ish-skuadra e tij, Lyon dhe së fundmi një rikthim te Real Madridi.

Për te Los Blancos u raportua se është dëshirë e trajnerit Ancelotti, por ky i fundit ka mohuar diçka të tillë.

Trajneri italian i ka cilësuar si lajme të rreme raportimet për rikthimin e Benzemas në Bernabeu.

“Raportet për kthimin e Karim Benzemas në Real Madrid janë të rreme. Është lajm i rremë”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë për shtyp.

“Nuk kam folur me klubin për Karim Benzema dhe rikthimin e mundshëm”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/


Shtuar 26.01.2024 18:25