U largua nga Vllaznia, futbollisti prezantohet në kryeqytet

Darko Dodev është futbollisti më i ri i Shkupit. Sulmuesi gjen menjëherë ekipin e ri pas largimit nga Vllaznia para hapjes së merkatos së janarit.

Maqedonasi u afrua te shkodranët në merkaton e verës si një përforcim me vlera për repartin ofensiv, por në gjysmën e parë të sezonit nuk arriti të linte shenjë duke luajtur vetëm 9 ndeshje, 8 nga stoli pa shënuar asnjëherë.

Anësori 25-vjeçar rikthehet në kampioatin maqedonas ku kishte luajtur për Sileks, Tikves dhe Bregalnica Stip e tani do të veshë fanellën e kryeqytetasve.


Shtuar 10.01.2024 15:03