U injohura nga Simeone, reagon Klopp (VIDEO)

Jurgen Klopp ka thënë që vendimi i Diego Simeones për ta injoruar shtrëngimin e duarve pas fitores të Liverpoolit kundër Atletico Madridit, nuk ishte gjest i mirë.

“Neve nuk na pëlqen kjo, por situata është e qartë. Dëshiroja që ta shtrëngoja dorën e tij, por reagimi i tij, krahas timit nuk ishte gjest i mirë”, tha Klopp për “BT Sport”.

“Herën tjetër që do të takohemi ne do t’i shtrëngojmë duart gjithsesi. Nuk është asgjë. Sigurisht që ai ishte i nevrikosur, jo me mua por me lojën. Nuk ka asgjë tjetër këtu”, shtoi trajneri i Liverpoolit. /albeu.com/


Shtuar 20.10.2021 16:13