Ryan Giggs është paditur nga ish-partnerja e tij Kate Greville për sulme fizike dhe psikologjike, por edhe për abuzime.
Ata ndodhen tashmë në gjyqin e tyre të katërt dhe në çdo seancë dalin deklarata të reja nga Kate Greville.
Gjyqi i fundit shokoi të pranishmit pasi Greville dha një deklaratë të fortë në lidhje me çfarë ishte detyruar të bënte vetëm për t’i shpëtuar Giggs-it.
Avokati mbrojtës argumentoi se Greville pretendoi se kishte kancer për të hequr pajisjen e saj intrauterine , por mohoi një komplot të fshehtë për të mbetur shtatzanë nga ish-futbollisti i Manchester United.
Ndërkohë, “The Sun” raportoi se Greville pretendoi se ishte me kancer vetëm që të mos kryente marrëdhënie seksuale me Giggs.
Ajo gjithashtu pretendoi se ai e kishte tradhtuar me të paktën 12 femra./ h.ll/albeu.com