Milan transferoi Charles De Ketelaere në verën e kaluar, por sezoni i parë në Milano i belgut ishte totalisht për t’u harruar.
Agjenti i mesfushorit, Tom De Mul ka thënë për mediat se kuqezinjtë duhet të besojnë te ky lojtar, pasi do arrijë të përshtatet.
“Milan beson te ky lojtar. Ai e di që të gjithë po e gjykojnë shumë sepse ishte transferimi më i madh i Milanit, por ai gjithashtu e kupton se mund të japë edhe më shumë se kaq. Ai e di, si të gjithë ne, që ka cilësitë për të qenë i suksesshëm. Ai nuk është talenti i parë që ka nevojë për një periudhë përshtatjeje në një klub të madh evropian” – tha ai.