Champions league, Kjaer: Nesër do të japim shpirtin kundër Interit

Milani ka një malore përpara, teksa i duhet të përmbysë disfatën e hidhur 20- ndaj Interit për të shkuar në finalen e Champions League.

Simon Kjaer, mbrojtësi i kuqezinjve beson te suksesi, edhe pse duket mjaft e vështirë.

“Një tjetër ndeshje e rëndësishme ku gjithçka i duhet lënë fushës. Do të japim gjithçka ndaj Interit, kjo është e sigurt. E dimë se do të kemi shumë vështirësi për të përmbysur humbjen e parë, por do të provojmë të tregojmë të gjitha vlerat tona” – tha ai. Ndeshja luhet të martën.


Shtuar 15.05.2023 19:57