U arrestua për prostitucion dhe trafikim të lëndëve narkotike, ja arbitri që do të vendosë drejtësi në Belgjikë-Itali

UEFA, në fakt, ka zyrtarizuar zgjedhjet për ndeshjen që jep një biletë për fazën gjysmëfinale të 6 korrikut në “Wembley”: si asistentë do të ketë Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçiç; gjyqtari i katërt është argjentinasi Rapalini, ndërsa në VAR do të jetë gjermani Bastian Dankert.

PRECEDENTËT ME ITALINË – Dy janë precedentët me Italinë, në të dyja rastet pozitive për kombëtaren “axurre”: 2-0 kundër Shqipërisë (24 mars 2017) dhe 2-0 kundër Bullgarisë (28 mars 2011), të dyja sfida të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

KEQKUPTIMI – 41-vjeçari Vinçiç, vetëm një vit më parë, ka qenë protagonist për fatin e tij të keq të një episodi të shëmtuar. I ndalur në një vilë së bashku me nëntë gra dhe 25 meshkuj në një mbledhje të madhe për trafikim droge, shfrytëzim të prostitucionit dhe armëmbajtjeje, u sekuestruan 14 pako me kokainë, tre xhupa antiplumb, pistoleta dhe 10 mijë euro të thata. Në të vërtetë arbitri nuk ishte i përfshirë dhe u shpreh që ndodhej në momentin e gabuar në vendin e gabuar.

“U ftova në një festë pas një takimi biznesi, – shpjegoi në atë kohë për një të përditshme kroate, – por nuk i njihja ata persona. Ia shpjegova policisë dhe më lejuan menjëherë të kthehesha në shtëpi”.


Shtuar 1.07.2021 12:48