SPANJË – Një shqiptar dhe një spanjoll janë lënë në burg në Denia, për grabitjen e Marco Verratti në një vilë në Ibiza në pronësi të ish-lojtarit Ronaldo Nazário.
Katër persona të tjerë të arrestuar në Costa del Sol janë liruar nga akuza. Arrestimet janë pjesë e një operacioni të Policisë Kombëtare të koordinuar nga Gjykata e Instruksionit në Murcia, ku nisën hetimet.
Hetimi i policisë lidh bandën e çmontuar me gati njëzet sulme në shtëpi, sipas burimeve pranë rastit. Dy të arrestuarit në Dénia janë mbajtur në Komisariat që nga arrestimi i tyre të martën e kaluar, kur zbritën nga trageti që i transferoi nga Ibiza.
Në makinë agjentët gjetën sende nga grabitja milionëshe e lojtarit të Paris Saint-Germain, i cili raportoi për vjedhjen e 10 mijë eurove dhe bizhuteri dhe ora me vlerë rreth tre milionë euro. Çështja është nën hetim dhe të arrestuarit në Dénia, të ndihmuar nga avokati Francisco Miguel Galiana Botella , përfituan nga e drejta e tyre për të mos dëshmuar në zyrat e policisë.
Megjithatë, shtetasi shqiptar i ndaluar në deklaratën e tij ka saktësuar se ka mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, një ditë pas grabitjes. /h.ll/albeu.com