Isco i është kundërpërgjigjur sugjerimit të një tifozi se ai ka nxjerrë në media formacionin startues të Real Madridit.
Trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti, ka publikuar 11-tën e tij fillestare dy orë përpara ndeshjes ndaj Chelseas, më herët se konfirmimi i zakonshëm.
Është raportuar se arsyeja e Ancelottit për ta bërë këtë është sepse ai është në dijeni të një “spiuni” në dhomën e zhveshjes së Madridit, i cili i ka dhënë për një radio spanjolle lajmet e ekipit.
Një mbështetës i Madridit tha në Twitter se Isco është njeriu që ka nxjerrë informacionin, por mesfushori u kundërpërgjigj.
“Isco nuk është, pasi nuk jam thirrur dhe nuk kam marrë pjesë në bisedën e ekipit”, ka shkruar ai në përgjigje. “Dërgo urrejtje diku tjetër!”, ka shkruar ai.