U akuzua se nuk po respekton komunitetin LGBT, vjen reagimi i UEFA-s

UEFA ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që nuk po respekton të drejtat e komunitetit LGBTIQ

E gjitha filloi pasi UEFA ia kishte refuzuar kërkesën Bayernit të Munichut për të vendosur ngjyrat në mbështetje të komunitetit LGBTIQ në “Allianz Arena”.

Kjo bëri që zyrtarët “Bavarezë” të gjejnë alternativa tjera duke ngritur ngjyrat e LGBTIQ në Kullën Olimpike e Munichut.

Pas Bayernit, klube të shumta u solidarizuan me Bayernin duke vendosur ylberin në stemat e tyre.

Tani UEFA ka reaguar për herë të parë duke dalë në mbështetje të komunitetit LGBTIQ dhe duke ndryshuar logon e tyre me ngjyrat e ylberit.

“Është një simbol që mishëron vlerat tona thelbësore, duke promovuar gjithçka në të cilën ne besojmë, një shoqëri me të drejta të barabarta, tolerante ndaj të gjithëve, pavarësisht prejardhjes, besimit ose gjinisë së tyre”, deklaroi UEFA.

“Disa njerëz e kanë interpretuar vendimin e UEFA-së për të refuzuar kërkesën e qytetit të Mynihut për të ndriçuar stadiumin “Allianz Arena” në ngjyrat e ylberit për një ndeshje të EURO 2020 si ‘politike’. Përkundrazi, vetë kërkesa ishte politike, e lidhur me praninë e ekipit hungarez të futbollit në stadium për ndeshjen e kësaj mbrëmje me Gjermaninë”, tha UEFA.

“Për UEFA-në, ylberi nuk është një simbol politik, por një shenjë e angazhimit tonë të vendosur për një shoqëri më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, u tha në deklaratën e UEFA-së.


Shtuar 23.06.2021 13:41

Tags: ,