Turqia me kapiten të ri, gradohet Calhanoglu

Hakan Calhanoglu u gradua si kapiteni i kombëtares turke pas largimit të Burak Yilmaz.

Mesfushori me tipare sulmuese i Interit komentoi:

“Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë e të qënit kapiten. Shpresoj ta mbaj këtë shirit me krenari.”

Në lidhje me ndeshjen ndaj Italisë, Calhanoglu u shpreh: “ Mendoj se ndeshja kundër Italisë do të shkojë mirë. Të dyja skuadrat nuk mundën të marrin pjesë në Katar dhe sigurisht jemi të mërzitur.

Shpresojm të jetë një ndeshje e mirë nesër”, u shpreh numri 10 i Turqisë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.03.2022 19:01