A do largohet Calhanoglu? Flet lojtari! E ardhmja e Donnarumas mister

Hakan Calhanoglu dhe Gigio Donnarumma mund të kenë luajtur ndeshjen e tyre të fundit me fanellën e Milanit në Bergamo, shkruan Albeu.com.

Lojtarëve ju skadon kontrata me Milanin në fund të sezonit dhe ende nuk kanë vendosur ende nëse do të rinovojnë.

Turku foli pasi u kualifikua në Champions League: “Unë nuk dua të flas për të ardhmen time, tani jam përqendruar në Kampionatin Evropian. Nuk kam vendosur ende, Milani është i veçantë për mua”, ishin fjalët për portali turk Fotomac.

Edhe e ardhmja e Gigio Donnarumma mbetet në dyshim. Lotët pas përfundimit të ndeshjes me Atalantan  tregojnë shumë për portierin ku problem mbetet agjenti Mino Raiola i cili nuk heq asnjë pëllëmbë. /albeu.com/


Shtuar 24.05.2021 18:15