Turqi – Itali, De Biasi analizon pikat e dobëta të Turqisë

Gianni De Biasi ka folur për ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Turqisë.

Selektori i Azerbaigjanit, Gianni De Biasi ka folur për ndeshjen ndërmjet Turqisë dhe Italisë.

De Biasi u përball me Turqinë me 27 maj dhe ka duke folur për “Tuttosport” ka folur për dobësitë e Kombëtares turke.

“Ata kanë në formacion lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare”, tha ai.

“Yilmaz, Çelik, Yazici kanë fituar Ligue 1 me Lille, ndërsa Calhanoglun e njohim të gjithë”, shtoi ai.

“Më kanë bërë shumë përshtypje, sigurisht që Yilmaz është lideri i skuadrës. Mesfushorët Tufan dhe Yokulsu janë shpirti i skuadrës”, tha De Biasi.

“Mendoj që nuk janë të fortë në mbrojtje, duket e çuditshme, por kështu ma kanë dhënë përshtypjen. Demiral nuk është në momentin e tij, ndërsa Soyuncu po vuan nga nga sezoni me Leicesterin”, përfundoi Gianni De Biasi./

Shtuar 11.06.2021 01:06