“U stabilizua edhe frymëmarrja”, Meta ironizon publikisht Ramën

Meta ka folur për herë të parë pas shkarkimit me vendimin e Kuvendit.

“Mirëserdhët në epokën e pluralizmit politik. Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit të parlamentit monist në një epokë të pluralzimit politik parlamentar. Zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar. Duhet të jemi të duruar derisa të mbarojë vlerësimi i ankimimeve”, u shpreh Meta.

Ndërkohë teksa ka nxjerrë në ekran një video shkëputur nga profili i Ramës në kohën e zgjedhjeve, në fund Meta e ka mbyllur videon me një ironizim të Ramës.

-U stabilizua edhe frymëmarrja-u shpreh Meta, duke nënkuptuar edhe njëherë kauzat se Kryeministri konsumon kokainë dhe ndaj nuk është mirë më shëndetin, akuza të përsëritura nga Presidenti.


Shtuar 11.06.2021 13:21