Turpërohet publikisht, Gabriel Jesus dënohet për mashtrim në lojën ku investoi 40 mijë euro

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus është përjashtuar nga video-loja e njohur Counter-Strike 2 për “mashtrim”, edhe pse ka investuar para të mëdha në blerjen e aksesorëve.

Jesus shpenzoi 40 mijë euro për “skins” në lojë, duke përfshirë 1 mijë euro për një pistoletë të personalizuar M4A1-S Hot Rod, por tani ai nuk ka asnjë mënyrë për t’i rikthyer ato para, pasi nuk ka të drejtë loje më asnjëherë.

Kur mori vesh për situatën, sulmuesi brazilian u lut për mëshirë publikisht përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter).

“Përshëndetje @counterstrike, llogaria ime është ndaluar në mënyrë të padrejtë, a mund të më ndihmoni? Ndiqni linkun e llogarisë dhe më hiqni dënimin”, ka shkruar Jesus.

26-vjeçari, i cili ka shënuar shtatë gola për “Topçinjtë” këtë sezon, e ka transmetuar më parë direkt lojën në platformën Twitch, me rreth 10 mijë ndjekës që e shikonin atë duke luajtur Counter-Strike me bashkëkombasin e tij Neymar.

Dënime si këto jepen për aryse të ndryshme por më së shpeshti për mashtrime, andaj as Jesus nuk i ka shpëtuar masave të rrepta të kësaj loje./Telegrafi/


Shtuar 23.01.2024 22:14