Bayern Munich është dëmtuar rëndë në një moment në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Arsenalit.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë mori një barazim 2-2 në ndeshjen e parë, por rezultati ka mundur të ishte ndryshe nëse gjyqtari suedez Glenn Nyberg do të akordonte një penallti.
Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur portieri i Arsenalit, David Raya pasoi te mbrojtësi brazilian Gabriel dhe ky i fundit kapi topin me dorë dhe e rikthen atë përsëri te Raya.
Megjithatë gjyqtari suedez Nyberg nuk akordoi penallti dhe ai nuk u sinjalizua fare nga VAR-i.
Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka thënë pas ndeshjes se janë të zemëruar për këtë rast, madje ai zbuloi edhe fjalët që gjyqtari ia tha futbollistëve të tij.
“Gjyqtari u tha lojtarëve tanë se “Është një gabim fëmijëror” dhe se nuk do të japë një kësi penalltie në një ndeshje çerekfinale. Ndihemi të zemëruar, është një vendim i rëndë kundër nesh”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.
Bayern dhe Arsenal do të zhvillojnë një javë më vonë ndeshjen e kthimit në Allianz Arena, ku dy skuadrat kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
🚨| Gabriel Handball incident (Longer Video) pic.twitter.com/FfPhNrsUij
— Football Gossips (@FballGossips) April 9, 2024