Tuchel: Nëse ka një shans, duam ta mundim Juven! Lukaku? Ende s’e di a do jetë

Thomas Tuchel doli para mediave në prag të ndeshjes kundër Juventusit në Champions League. “Ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen, kjo është qasja jonë ndaj ndeshjeve.

Sigurisht që nuk duam të rrezikojmë kualifikimin, por nëse ka një shans për të fituar ndeshjen, ne do të përpiqemi”, tha fillimisht trajneri gjerman.

Tuchel foli edhe për Romelu Lukaku: “Nuk jam i sigurt nëse Romelu mund të luajë ende, të shohim si do të jetë pas stërvitjes. Do të flas me mjekun dhe fizioterapistët, ndoshta ai mund të jetë pjesë e skuadrës./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2021 22:25