Tuchel flet për pronarin e ri të Chelsea

Thomas Tuchel ka treguar se çfarë pret nga pronarët e rinj të Chelseat.

Në fillim të marsit, Roman Abramovich njoftoi shitjen e ardhshme të klubit londinez.

Marrëveshja vlerësohet në rreth 2-3 miliardë paund.

“Nëse dikush blen një klub, do të jetë një sfidë e nivelit më të lartë për të. Pra, kjo është për hir të trofeve, për hir të fitoreve dhe dëshirës për të qenë më të mirët.

Nuk bëhet fjalë për zhvillimin e projektit apo për të fituar para falë klubit”, tha Tuchel. /albeu.com/


Shtuar 19.03.2022 11:32