Chelsea-Salzburg: Tifozët duartrokasin për Tuchel në minutën e 21-të në kujtim të fitores së Champions

Edhe pse i shkarkuar nga drejtuesit e klubit pak ditë më parë, Tuchel është kujtuar nga tifozët e Chelsea mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Chelsea-Salzburg e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Tifozët e klubit anglez nuk i kanë harruar momentet e bukura dhe emocionet që trajneri gjerman i solli gjatë përjetimit të fitores së Champions League.

Gjatë ndeshjes, në minutën e 21-të, tifozët filluan të duartrokisnin dhe të thërrisnin emrin e Tuchel, në kujtim të fitores së Champions League në vitin 2021./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.09.2022 12:32