Tuchel drejt shkarkimit, Bayern Munich bën gati rikthimin e bujshëm

Thomas Tuchel duket se i ka ditët e numërua si trajner i Bayern Munchen. Bavarezët po bëjnë gati shkarkimin e teknikut i cili pritet të vijë pas ndeshjes me Bochum në fundjavë. Rezultatet negative dhe dy humbjet e fundit me Leverkusën në duelin e titullit dhe Lazion në Champions janë të patolerueshme nga drejtuesit e tifozët.

Klubi ka nisur punën për zëvëndësuesin dhe sipas gazetarit gjerman Christian Falk, drejtuesit po shtyjnë fort për rikthimin e Hansi Flick. Largimi i Flick 3 sezone më parë la një shije të hidhur te tifozët pasi ai drejtoi Bayernin drejt fitimit të çdo titulli të mundshëm në sezonin 2019-2020.

Ai u largua pas problemeve me ish-drejtorin Hasan Salihamidzic, por “Brazzo” tani është larguar duke i hapur rrugën kështu një rikthimi të trajnerit. Pas shkarkimit nga Kombëtarja gjermane, Flick po shqyrton ofertat ku ndër ta është edhe Barcelona. /newsport.al/


Shtuar 17.02.2024 09:01