Milani do të kthehet të luaj në Champions League ditën e nesërme, e përballë do të ketë një kundërshtar shumë të fortë si Liverpool.
Pas disa sezonesh mungesë, “kuqezinjtë” po presin me entuziazëm të madh rikthimin në kompeticionin të cilin e kanë fituar plot 7 herë.
Së fundmi nga kampi i “rossonerëve” mësohet se për duelin e nesërm do të mungojë, Zlatan Ibrahimovic.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi, por gazetari e njohur, Fabrizio Romano e thotë me siguri duke shtuar se suedezi ka probleme me tendinën e akilit.
Dhimbje koke për Piolin, pasi 39 vjeçari u rikthye pas gati 4 muajsh duke shënuar gol përballë Lazios e duke dëshmuar se ende është në formë të mirë./albeu.com/
Zlatan Ibrahimovic will miss Liverpool-Milan tomorrow night. He has problems with Achilles tendon and he’s not gonna be part of the UCL match at Anfield. ??? #ACMilan #Ibrahimovic #LFC #UCL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 14, 2021