Të gjithë trofetë e fituar nga Manchester City, do të ekspozohen në 17 prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) të Kryeministria, e më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania” në 18 prill.
Sigurisht premisa të mëdha për të patur në Shqipëri në vizitë, e ndoshta edhe miqësore të ardhshme të Manchester City.
Këto e shumë të tjera ëndërrojnë tifozët shqiptar, nën një klimë që do të ndizet më shumë këtë verë me impenjimin e kombëtares në Euro 2024.
Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për tifozët shqiptarë, “Citizens” që po shtojnë radhët me tifozë edhe në vendin e “Shqiponjave” nga dita në ditë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me Durrës City FC.
Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group dhe kompleksi i ri, do të jetë i gjashti nën ombrellën e ekipit anglez.
Administratori i Dyrrah City Football Club, Gjergj Ndoci premtoi një eksperiencë të papërsëritshme për tifozët, me prezantimin e “Treble Tour”, trofeve ikonikë që kanë ngritur lart yjet e trajnerit Guardiola.