Gigio Donnarumma ishte fenomenal në EURO 2020 dhe jo më kot u zgjodh lojtari më i mirë i turneut. Kampioni i Europës me Italinë priti dy penallti në finale.
Portieri u bë protagonist duke mos festuar kur ndali Saka të Anglisë, për shkak se nuk e kishte kuptuar se pritja e asaj penalltie i kishte dhënë titullin kampion Europe Italisë.
Donnarumma ka menduar që EURO 2020 të përjetësojë në trupin e tij, duke bërë në krah tatuazh trofeun e ngritur më 11 korrik në legjendarin “Wembley”.