“Tremb” Jurgen Klopp: Nuk besoj se do të kualifikohemi në Champions sezonin tjetër

Trjaneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur rreth situatës që gjendet skuadra e tij në kampionat dhe arritjes së objektivit për kualifikim në Champions.

Skenari më i keq i mundshëm për Liverpoolin sezonin tjetër do të ishte mos-kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por Klopp ka thënë se Liga e Evropës është e mundshme, transmeton lajmi.net.

“Më pëlqen të jem optimisht, por në këtë ligë, është pothuajse e pamundur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, duke marrë parasysh faktin se ku gjendemi tani”, është shprehur menaxheri Klopp.

“Në Tottenham, Gareth Bale është duke luajtur në formë të mirë përsëri. Manchester City dhe United janë shumë larg, derisa Chelsea është në ngritje. Do të jetë e vështirë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, e dimë këtë gjë”, ka shtuar ai.

“Ju nuk e fitoni Ligën e Kampionëve nga asgjë sikurse këtë vit, kur kemi pasur shumë lëndime. Kështu që, skenari më i keq do të ishte nëse vitin tjetër nuk kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, mirëpo mund të luajmë në Ligën e Evropës (edhe pse as ajo nuk është e sigurt)”, ka thënë Klopp.

The Reds janë të renditur për momentin në vendin e gjashtë dhe kanë pesë pikë më pak sesa vendi i katërt (Chelsea).

Everton Spurs, dhe Aston Villa kanë një ndeshje më pak sesa Liverpool dhe ata mund të humbasin edhe pozitën e gjashtë në tabelë.


Shtuar 18.03.2021 08:44