Me drogë në xhep, policia arreston dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të akuzuar një për shitje të lëndëve narkotike dhe një për dhunë në familje.

Sipas uniformave blu mësohet se është arrestuar shtetasi J. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

“Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Ç., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtuar 18.03.2021 08:03