Ylli i Bayern Munich dhe i kombëtares Gjermane, Leon Goretzka ka bërë një hap pas në rikuperimin e tij nga dëmtimi duke shtuar frikën e mungesës në Kampionatin Evropian.
25 vjeçari u dëmtua në kofshë gjatë një ndeshjeje në kampionat dhe u pretendua se do të mungonte rreth tre javë.
Ditën e sotme është shtuar frika se mesfushori nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë duke bërë që ai të humbiste ndeshjen e parë që do të zhvillohet në 15 qershor ndaj Francës.
Fat për “panzerat” pasi me formatin e ri, kombëtaret kanë të drejtë të thërrasin 26 lojtarë në EURO 2020 dhe kjo ndoshta do t’i japë mundësinë Goretzkas të jetë pjesë e skuadrës. /albeu.com/