Trejneri i Danimarkës pas ndeshjes me Finlandën: Sot e kuptuam çfarë vërtetë ka rëndësi në jetë

Trajneri i Danimarkës Kasper Hjulmand ka folur pas ndeshjes me Finlandën nga e cila u mposht me rezultat minimal 1-0

 

Rezultati nga kjo ndeshje nuk ishte i rëndësisë primare për shkak të asaj që ndodhi me mesfushorin Christian Eriksen. Mesfushori danez ra në tok dhe mbeti pa ndjenja, por intervenimi i shpejtë i stafit mjkësor bëri që të parandalohet më e keqja.

“Kjo mbrëmje u kujtoi të gjithëve atë që ka vërtet rëndësi në jetë. Marrëdhëniet e vlefshme njerëzore, njerëzit përreth nesh. Familja. Miqtë,” tha ai për traumën e asaj që i ndodhi Eriksenit.

Më tutje, Hjulmand zbuloi që UEFA propozoi që ndeshja të zhvillohej nesër më fillim nga ora 12:00, por ata zgjodhën që ajo të luhet sonte. “Uefa propozoi opsionin e rifillimit të lojës nesër në 12, por në fund ne zgjodhëm të luanim gjithsesi sot” përfundoi Hjulmand.


Shtuar 12.06.2021 23:40