Transferimi i Haaland te “citizens”, Aguero: Do t’i duhet kohë për t’u adoptuar

Manchester City realizojë goditjen e madhe këtë verë duke siguruar shërbimet e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland nga Borussia Dortmund për vetëm 60 milion euro.

Ish-sulmuesi i City-t dhe i kombëtares së Argjentinës, Kun Aguero ka mbështetur lojtarin norvegjez që të jetë pasuesi i tij, megjithatë pret që atij do t’i duhet pak kohë për t’u adoptuar.

“Haaland do t’i duhet kohë për t’u përshtatur në Angli dhe me kërkesat e Pep, njësoj sikur më ndodhi mua”, ka thënë Aguero.

“Haaland është transferim shumë i rëndësishëm. Mendoj se aftësia e tij për të shënuar është dëshmuar. Statistikat e tij në Bundesliga dhe në Evropë e konfirmojnë këtë”, shtoi argjentinasi.

“Logjikisht, atij do t’i duhet një periudhë adaptimi në Angli, në një ligë aq të fortë sikur Premier League, por unë mendoj se Ai do t’ia dal këtij procesi dhe rezultatet do të tregohen”, ishin fjalët e ikonës së City./albeu.com


Shtuar 18.07.2022 17:54