Trajneri i Spezia: Manaj po më bind çdo ditë, ka mentalitetin e duhur

Rey Manaj po fiton gradualisht vendin e tij te Spezia. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte titullar kundër Interit dhe pritet të ndodhë e njëjta gjë edhe ndaj Sassuolo sot.

Për lushnjarin ka folur edhe trajneri Thiago Motta: “Unë jam i lumtur me Manaj, por kjo nuk vjen në këtë moment. Ka 3-4 javë që më bind, e shoh mirë dhe tani nuk surprizohem më nga ai. Nëse stërvitesh në një mënyrë të tillë, atëherë je gati në momentin kur thërritesh në apel.

Ndaj Inter zhvilloi një ndeshje të vështirë dhe bëri një punë të mirë, si nga ana individuale, ashtu edhe për ekipin. Në fazën ofensive bëri një ndeshje siç pritej, sepse kundër Inter nuk mund të krijojmë 20 raste, por Manaj kishte mentalitetin e duhur.

Të shohim nëse do ta nisë sërish nga minuta e parë, nëse luan titullar pres të përsërisë atë që ka bërë në ndeshjet e kaluara, por edhe më shumë sepse e ka kapacitetin”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2021 12:57