Trajneri i Danimarkës “thumbon” keq UEFA-n: Një rast me Covid-19 shtyn ndeshjen për 48 orë, ndërsa me arrest kardiak jo

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand  ka kritikuar ashpër UEFA-n, pas vendimit për të përfunduar ndeshjen ndaj Finlandës  disa minuta pasi ylli të ekipit, Christian Eriksen i ra atak kardiak.

Fillimisht u njoftua nga UEFA se skuadrat do të dalin në fushë me dëshirën e tyre, por më vonë u kuptua që nuk kishte qënë kështu.

Hjulmand tha se ironia është se nëse ke një rast me COVID-19 ndeshja mund të shtyhet 48 orë, ndërsa nëse ke arrest kardiak jo!

“Vendimi më i mirë do të kishte qenë të fusnim lojtarët në autobus dhe t’i dërgonim në shtëpi dhe të merreshim me këtë gjë pastaj”, tha ai.

“Me COVID-19 është e mundur të shtyhet ndeshja për 48 orë. Por me arrest kardiak mesa duket jo. Mendoj që është gabim, ju nuk gjeni lidership të mirë në protokolle”, deklaroi  Hjulmand. /albeu.com/

Shtuar 15.06.2021 17:35