Trajneri i Çekisë kërkon hakmarrje, Jasir Asani ia ‘plas’ të qeshurës

Trajneri i Çekisë ndezi debatin me komentin e tij pas shortit të Nations League që i vendos sërish përballë Shqipërisë. Ivan Hasek u shpreh se tani është koha për hakmarrje dhe ekipi i tij do të marrë 6 pikë ndaj kuqezinjve.

Në një koment për Neësport.al, heroi kuqezi Jasir Asani ia ‘plas’ të qeshurës me deklaratën e teknikut çek. Asani ishte autor i një supergoli në fitoren turpëruese 3-0 të Shqipërisë në ‘Air Albania’ përballë Çekisë.

Ndryshe nga homologët e tjerë në grup si Sylvinho, Rebrov dhe Sagnol, trajneri i Çekisë lëshon deklarata të nxehta përpara kohe. Këto deklarata nuk janë të padëgjuara më parë pasi paraardhësi i tij Jaroslav Silhavy shprehej ngjashëm me të, por pas dështimit ndaj kuqezinjve u detyrua të jepte dorëheqjen nga ekipi.