Trajneri i ardhshëm i Anglisë duhet të fitojë një turne të madh

Federata Angleze e Futbollit ka publikuar një shpallje për një vend të lirë pune për trajnerin e ardhshëm të Anglisë, ku aplikantëve u është thënë se duhet të jenë në gjendje të “fitojnë një turne të madh”.

Ish-trajneri Gareth Southgate u dorëzua pas humbjes së Anglisë përballë Spanjës në finalen e Euro 2024.

Sipas përshkrimit të punës, trajneri i ri që do të vijë, duhet të fitojë një turne madhor për herë të parë që nga Kupa e Botës 1966, dhe gjithashtu të sigurohet që Anglia të renditet vazhdimisht si një nga ekipet më të mira në botë.

Afati i fundit për aplikimet është 2 gushti, pak më shumë se një muaj përpara se Anglia të përballet me Republikën e Irlandës në Ligën e Kombeve më 7 shtator.


Shtuar 19.07.2024 20:43