Para ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës vijon përplasja e tensionuar.
Policia po përdor gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët po përballen me forcat e rendit.
Të lidhura
None found
Gjatë zhvillimeve të fundit, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të objektit të Qeverisë.
Kërkesa e tyre është që deputetët ta miratojnë sonte, në lexim të dytë, Projektligjin për Gjykatën Speciale.
Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes janë larguar nga Kuvendi me ndihmën e Policisë.
Në sallën e Kuvendit vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe Aleancës, të cilët u kanë bërë thirrje kolegëve të Vetëvendosjes të rikthehen dhe të votojnë Projektligjin për Specialen.
